Flash

Premier League gjen mënyrën të rrëzojë perandorinë e Mendes e Raiolës

Lapsi.al 13 September 2018
Premier League gjen mënyrën të rrëzojë perandorinë

Kur flitet për menaxherët e futbollistëve menjëherë mendja të shkon tek Jorge Mendes apo Mino Raiola. Pushteti i tyre është i njohur në të gjithë botën e futbollit, por ndoshta një mënyrë për ta limituar atë është. Në Premier League janë duke e studiuar. Propozimi që është vënë në tavolinë parashikon, që të jenë lojtarët ata që paguajnë komisionet e menaxherëve të tyre, duke i hequr nga pagesa e tyre dhe jo ti paguajnë klubet si ka ndodhur deri tani. Preokupimi në Angli lindi nga fakti se në vitin e fundit shpenzimet për trasferimet kanë kapur shumën e 250 milionë euro.

Mënyra për të bërë këtë mini-revolucion, shpjegon Sky Sports, është pikërisht ai për të spostuar shpenzimet tek lojtarët dhe jo klubet që i blejnë. Efekti i menjëhershëm është ai për ti vënë fre transferimeve të vazhdueshme brenda të njëjtit vend, duke zvogëluar fitimet e prokuratorëve.

Rastet që kanë bërë të përfliten, si 49 milionë euro të fituar nga Mino Raiola në cështjen Pogba në 2016 për kalimin e francezit nga Juventus tek Manchester United, nuk do të ketë më... ose të paktën kështu shpresojnë në Premier.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI