Flash

Punimet në aksin Vorë- Fushë Krujë, ARRSH tregon si devijohet trafiku

Lapsi.al 13 September 2018
Punimet në aksin Vorë- Fushë Krujë, ARRSH tregon si

Përmes një deklarate, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se në kuadër  të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga sot do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

Deklarata e plote:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI