Flash

Vettingu, caktohen trupat gjykuese në apel për Artan Lazajn dhe Tom Ndrecën

Lapsi.al 13 September 2018
Vettingu, caktohen trupat gjykuese në apel për Artan Lazajn dhe Tom

Kolegji i Posaçëm i Apelimit regjistron ankimimin e ish- gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, kundër vendimit të KPK-së dhe cakton trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

 

KPK gjeti “fshehje pasurie dhe deklarime të rreme”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e argumenton shkarkimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj me 17 shkelje të gjetura në kriterin e pasurisë, të cilat përfshijnë mosdeklarime, deklarime kontradiktore, kontrata fiktive dhe madje deklarim të rremë para Komisionit.

Vendimi i zbardhur i trupës gjykuese të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici e cilëson të mjaftueshëm hetimin vetëm për kriterin e pasurisë-ndonëse gjyqtari Lazaj dhe avokati i tij pretenduan të kundërtën.

Lazaj që u përfaqësua vetë në seancat dëgjimore bashkë me avokatin Sokol Hazizaj, i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Gjykatësi u mbrojt kryesisht duke deklaruar se “ka bërë gabime të shumta, por që ato janë harresa, neglizhenca ose pasaktësi, nuk janë veprime të qëllimshme dhe nuk kanë pasur si objektiv apo pasojë fshehjen e pasurisë”.

Në një rast ai tha se arsyet e mosdeklarimit të një pasurie që i takonte bashkëshortes kishte qenë e drejta zakonore sipas të cilës “gruaja e martuar nuk kishte pjesë takuese në shtëpinë e prindërve”.

Por për KPK-në, argumentet e përdoruar nga Lazaj nuk qëndronin, madje Komisioni vë në dukje në vendimin e zbardhur se ato shtuan paqartësitë mbi pasurinë dhe ndëshkuan gjykatësin.

“Faktet e ekspozuara si më lart, të konstatuara nga Komisioni dhe të pranuara nga subjekti i rivlerësimit, nuk mund të justifikohen nga një gjyqtar, dhe aq më tepër me argumentin e zgjedhjes së vetëdijshme për respektimin e një tradite zakonore, duke mos përmbushur, në këtë mënyrë, me dashje dhe paramendim detyrimet ligjore”, thuhet në argumentimin e KPK-së.

Caktohet trupa gjykuese dhe për gjyqtarin Tom Ndreca

Po sot, KPA caktoi trupën gjykuese për shqyrtimin e ankimit të gjyqtarit Tom Ndreca.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, nuk mundi të kalojë me sukses procesin e vettingut në dy komponentët bazë, atë të pasurive dhe integritetin.

Sipas KPK, gjatë analizës së pasurisë rezulton një diference te pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mije lekeve. Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk ka deklaruar një procedim të kunatit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Sipas KPK-së, Ndreca s’ka deklaruar likuiditetet e gruas dhe fëmijëve në vlerën e 1.3 milion lekë nga 2009 deri ne 2016.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI