Flash

Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e dajë e nip në Shkodër

Lapsi.al 13 September 2018
Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e dajë e nip në Shkodër

Tre javë nga zhdukja e dy personave nga Dobraçi i Shkodrës dhe nuk ka asnjë gjurmë. Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, dajë e nip nuk u panë më qe prej 23 gushtit.

Një burim i policisë i tha ABC News që gjasat janë që ata të jenë vrarë. Kjo për shkak se hetueset nuk kanë mundur të kapin asnjë të dhënë mbi ekzistencën e tyre. Motori i Gëzim Hysaj 57 vjeç, u gjet rreth 4 ditë më vonë në një godinë të braktisur tek Ura e Spatharit në Vaun e Dejës. Por akoma nuk është mësuar se si ka arritur motori i tij në atë vend. Ai më herët i kishte thënë bashkëshortes se do të shkonte në Shkodër për të pirë kafe me një shok.

Fillimisht u dyshua për ndonjë hakmarrje të mundshme mbi konfliktet e nipit të tij Agron Mollaj dhe vrasjen e kryer në vitin 1997. Dhe ndoshta Gëzim Hysi u përdor si karrem për të nxjerrë nga shtëpia 47-vjeçarin, nipin e tij. Por kjo pistë hetimi është vënë në dyshim nga dëshmitë e familjareve Mollaj.

Ata kanë treguar se Agron Mollaj u thirr nga jashtë shtëpisë, “Dil shpejt se po të vrasin dajën. Ai ka nxituar me një motor dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për të dy personat. Përkundër këqyrjes së kamerave të sigurisë në disa zona të qytetit, por edhe gjurmimit përmes telefonit celular, nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e Gëzim Hysenit para humbjes. Policia vazhdon ti ketë në kërkim si të zhdukur dajë e nip Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI