Flash

Apple publikon "pasardhësit " e Iphone X (Video)

Lapsi.al 14 September 2018
Apple publikon "pasardhësit " e Iphone X (Video)

Apple ka lançuar pasditen e së mërkurës tre modele të rinj të gjeneratës iPhone X, dy prej të cilave janë më të mëdha se më parë.

Tre modele të rinj të gjeneratës iPhone X, dy prej të cilave janë më të mëdha se më parë. IPhone Xs dhe IPhone XS Max, por, do të jetë edhe ai më ekonomik: IPhone Xr. Veç tyre, gjiganti amerikan i teknologjisë ka prezantuar edhe orën e re Apple.

Pasuesit e iPhone X do të kenë madhësi të ndryshme; 5.8 dhe 6.4 inch, bateria do të jetë më rezistente ndërsa për aplikacionet, duhet pritur lancimi i sistemit operativ iOS 12 që do të bëhet pas pak javësh.

Sa për çmimet, iPhone Xs do të kushtojë nga 949 deri në 999 dollarë ndërsa Xs Max 1149 dollarë për versionin bazë.

Ai që do të quhet iPhone Xr, vërtetë do të jetë më ekonomik, por nuk do të mundet sidoqoftë të konsiderohet me kosto të ulët, pasi do të kushtojë nga 600 deri në 750 dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=2xiAfkrb6a4

Të këshilluara

E kaluara e errët e Lil Wayne

Duket se “Billboard” ka bërë një kërkim të hollësishëm rreth të kaluarës së reperit të famshëm Lil Wayne. 35-vjeçari i cili për një kohë të gjatë i ka mungua...

13:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI