Flash

Arrestohen 22 shqiptarë në Itali, kontrollonin 25 prostituta në rrugët e Milanos

Lapsi.al 14 September 2018
Arrestohen 22 shqiptarë në Itali, kontrollonin 25 prostituta në

22 shqiptare janë arrestuar nga policia italiane për shfrytëzim prostitucioni. Bashkë me 22 personat nga Shqipëria, është vënë në pranga edhe një grua nga Rumania. Operacioni u zhvillua në Como, Monza dhe Brianca ditën e enjte, ndërsa u publikua nga autoritetet italiane mëngjesin e sotëm.

Shqiptarët dyshohet se të kontrollonin një rrjet prostitutash, gjithsej 25 vajza, jo vetëm nga Shqipëria por edhe Bullgaria, Polonia, Rumania dhe Hungaria. Shqiptarëve iu bllokua edhe një armë dhe 25 mijë euro.

Gjithsesi deri tani asnjë prej vajzave nuk ka formuluar asnjë akuzë për të arrestuarit. Sipas policisë vajzat mbaheshin nën kontroll të vazhdueshëm nga tutorët, që i mbanin nën vëzhgim dhe i shoqëronin vajzat drejt vendeve ku prostituonin.

Policia italiane tha se ka përgjime dhe prova se vajzat kontrolloheshin vazhdimisht nga shqiptarët për të qëndruar në vendet ku prostituoheshin. Vajzat kishin rregulla strikte për qëndrimin në rrugë në mënyrë që të kishin sa më shumë klientë. Nëse ndonjë prej tyre largohej nga vendi ku qëndronte përballej me dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme shkruajnë mediat italiane.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI