Flash

Balotelli "i paguan" me euro kilet e tepërta

Lapsi.al 14 September 2018
Balotelli "i paguan" me euro kilet e tepërta

Kilet e tepërta i kanë rënduar edhe në portofol. Mario Balotelli jo vetëm që është shënjestruar nga polemika për peshën e papërshtatshme, por gjithashtu i është dashur të paguaj edhe gjobën. Zbulimi është bërë nga presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivère, në një intervistë për "Nice Matin": "Mario ka dalë jashtë loje me duart e tij". Megjithatë më pas i ka rritur rrogën.

Drejtuesi francez nuk ka asnjë dyshim: "Mario do të bëjë një sezon të madh, sepse ne do ta sjellim në gjendjen më të mirë dhe sepse është një lojtar i madh". Por gjithashtu është ca i shëndoshë, siç e kishte zbuluar edhe Mancini, kur e ftoi njëherë në Coverciano ku pa se sulmuesi peshonte 99.7 kilogramë. Ndërkohë që më 17 korrik, me dy javë vonesë për shkak të merkatos, kur u prezantua në Nice, peshorja tregonte 103 kg. Shumë për një lojtar 1.88 m të lartë, pesha e të cilit duhet të ishte afërsisht 88 kg: "Nice nuk e ka për zakon të bëjë diferenca me lojtarët. Mario e nxori jashtë loje veten". Ndaj dhe u gjobit.

Kur dështoi transferimi te Marseille, në gusht, klubi i ngriti pagën, tregon Rivère: "Në rinovimin dyvjeçar të vitit të kaluar, kishim planifikuar një ulje për sezonin e dytë në rast se nuk do të arrinim zonën euro. Menduam se do të largohej gjetkë, por qëndoi, kështu që i kemi ngritur pagën, sepse gjetja e një sulmuesi të tillë kushton shtrenjtë. Por Mario fiton më pak se vitin e parë ". Dhe ky është një ngushëllim i lehtë për presidentin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI