Flash

Edi Rama mallëngjen 3 mijë mësuese me poezinë e Kadarese (VIDEO)

Lapsi.al 14 September 2018
Edi Rama mallëngjen 3 mijë mësuese me poezinë e Kadarese

Që Edi Rama është një demagog i zoti dhe manipulues i mirë i turmave, kjo është diçka e provuar pas kaq vitesh në politikë. Madje nga të gjitha veçoritë, mund të thuhet se fjalimet publike janë një nga armët më të forta si politikan, dhe ndoshta e vetmja.

Një nga mënyrat që përdor Rama për të bërë për vete turmat e njerëzve, është ndarja në femra dhe meshkuj. Kjo bie në sy me gjasme merakun për t'i dhënë prioritet femrave apo me ironitë që përdor ndaj burrave, a thua se hallin e pronave, çmimet e larta, apo mungesën e sigurisë dhe të rendit e vuan më shumë njëra gjini se tjetra.

Por në një takim me mësueset të organizuar nga Ministria e Arsimit, Rama pati përballë rreth 3 mijë mësuese, shumica prej të cilave femra.

Duke mos pasur mundësi t'i ndajë mësueset në dy sekse përballë njëri tjetrit, duke mos folur dot për rritje pagash, për kushte më të mira pune, për fundin e shkollave me dy turne Rama ia mori mendjen mësueseve me një truk të ri.

I lexoi një poezi. She sërish ia doli.

Në këtë vit kur dhjetëra shkolla në të gjithë vendin janë mbyllur dhe kur qindra mësuese janë hedhur në rrugë,me një poezi, Rama ia doli t'i bëjë për vete më shumë se 3 mijë mësuese. Kjo u pa jo vetëm nga fytyrat e mallëngjyera por edhe duartrokitjet që korri, kur lexoi vargjet e Kadaresë. Shikoni videon dhe foton më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=wTwR-RfP2bw&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

Simboli i shqiponjës 'pushton' Japoninë

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar...

09:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI