Flash

Kapet shkatërruesi i stadiumit të Shakhtar...një urith

Lapsi.al 14 September 2018
Kapet shkatërruesi i stadiumit të Shakhtar...një urith
Tek Shakhtar Donetsk kanë qenë ditët në gjueti të urithit, por jo të ndonjë infiltruari me ambicjen për të zbuluar sekretet e skuadrës së Paulo Fonseca, por ekzaktësisht një ekzemplari kafshe i famshëm për të gërmuar tunele nëntokësore. Emri është destin, thotë një shprehje latine. E kurrë si në këtë rast nuk ka qenë më i përshtatshëm. Sepse futbollistët e Shakhtar quhen “urithët”, për shkak të historisë së klubit, të themeluar në 1936 e lidhur ngushtë me minatorët e Donetsk. Kështu që duhet të ketë qenë një surprizë e vërtetë ku punonjësit e fushës në Metalist Stadium kanë zbuluar tre vrima, dukëshm të realizuara nga një urith, pranë flamurit të këndit. Pasi njoftuar zyrtarisht nisjen e operacionit për të gjetur hskatërruesin, kopshtarët nisën gjuetinë. Kërkimi zgjati disa ditë, deri kur në profilin Tëitter të shoqërisë u shfaq konfirmimi. “Punonjësit kanë mbuluar vrimat dhe kanë kapur urithin. Fusha është kthyer të jetë në gjendje të shkëlqyer”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI