Flash

Lubonja: Kalimi i Idrizit me Bashën është pa rëndësi. Opozita të synojë të pakënaqurit me PS-në

Lapsi.al 14 September 2018
Lubonja: Kalimi i Idrizit me Bashën është pa rëndësi.

Analisti Fatos Lubonja, ka folur për aktualitetin politik si dhe lëvizjen e kreut të PDIU dhe PBDNJ për të tju bashkuar koalicionit te PD, para zgjedhjeve vendore që zhvillohen vitin tjetër.

Fatos Lubonja u shpreh se lëvizja e kreut të PDIU Shpëtim Idrizi është e parëndësishme dhe personale, pasi deputetët që ka nxjerrë kjo parti kanë qëndruar me Ramën.

“Lëvizja e Shpëtim Idrizit është më interesante sepse ka pasur edhe dy deputetë, por kur deputetët që ka nxjerrë qëndrojnë me Rilindjen dhe ikën vetëm Idrizi, atëherë bëhet e parëndësishme ikja e Shpetim Idrizit. Bëhet ndoshta një çështje personale, sepse partia e Idrizit ka qenë një partie klienteliste që është mbajtur me këta të fortët që kanë marrë vota. Lëvizja e Idrizit është një lëvizje personale, sepse nuk dimë asgjë për partinë e Idrizit.

Partia e Idrizit u konsiderua si një parti tepsie nga Rama. Idrizi duhet te flasë për tepsinë, ndërsa Vangjel Dule është partia që përfaqëson minoritetin”- tha Lubonja për News 24.

I pyetur nëse opozita po synon një front të gjerë në prag të zgjedhjeve vendore, Fatos Lubonja u shpreh se opozita duhet të synojë më tepër të zhgënjyerit nga PS dhe ata që nuk votojnë.

“Opozita më shumë sesa mbledhjen afër saj të të gjithë liderëve të partive të vogla për të bërë sa më shumë vota, duhet të synojë të zhgënjyerit nga PS. Një parti është një grup interesi dhe kur një parti kërkon ta marrë tepsinë vetë, grupet e interesit ndikojnë sepse rrisin pakënaqësinë. Tërheqja e elektoratit që nuk voton duhet të jetë synim i opozitës”,- tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI