Flash

Plagosja me armë e 77-vjeçarit, policia: I moshuari nuk iu përgjigj thirrjes për të dalë nga banesa

Lapsi.al 14 September 2018
Plagosja me armë e 77-vjeçarit, policia: I moshuari nuk iu

Policia ka dhënë detaje për aksionin e RENEA-s në fshatin Remas në Divjakës si dhe plagosjen e 77-vjecarit Haziz Lika. Policia bën me dije se i moshuari doli në dritare me armë gjahu dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të dalë nga banesa.

Sipas policisë, në banesën e Haxhi Likës strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Policia sqaron se efektivët kanë qëlluar në ajër, ndërsa në rrethana të paqarta i moshuari është lënduar në kokë.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Ne zbatim te Planit Operacional per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepren penale te vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth ores 05.30 kane ushtruar disa kontrolle banesash ne fshatin Rremas te Lushnjes. Nder to edhe banesen e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se ne kete banese strehoheshin dy shtetas te dyshuar si autore vrasjesh.

Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).

Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe qytetareve te ndihmojne Policine per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe t’i pergjigjen thirrjes se Policise duke zbatuar kerkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjeter, Policia falenderon qytetaret per ndihmen dhe bashkepunimin, duke besuar fort se te gjithe bashke e bejme kete vend me te qete e te sigurt.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI