Flash

Rama: 'Air Albania' së shpejti fluturim Tiranë-Nju Jork, do të ulen çmimet e biletave

Lapsi.al 14 September 2018
Rama: 'Air Albania' së shpejti fluturim Tiranë-Nju Jork, do

I pranishëm në uljen e sotme avionit të parë të "Air Albania" në Rinas, Edi Rama zbuloi edhe objektivat që qeveria ka për ecurinë e kësaj kompanie dhe fluturimeve në vend.

Sipas kryeministrit, çmimet e fluturimeve nga Shqipërie do të ulen dhe shkak për këtë do të bëhet objektivi për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. Atë të Vlorës, Kukësit dhe Sarandës.

Më tej Kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda vitit 2019, “Air Albania” synon të ketë një fluturim direkt Tiranë-Nju Jork. Fluturimet test do të ketë gjatë një muaji mes Tiranës dhe Stambollit, tha Rama.

“Zgjodhëm që shqiponjave tonë tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari, ky është këtu mbrapa është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që  do bëhen pas një muaji me Tiranës dhe Stambollit pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën e Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia jonë është që deri janë fund të vitit të ardhëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork imzot Nolin”, përfundoi Rama fjalën e tij.

Avioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar. Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI