Flash

Vodhi nën kërcënimin e thikës te 'Shqiponja', arrestohet 19-vjeçari (VIDEO)

Lapsi.al 14 September 2018
Vodhi nën kërcënimin e thikës te 'Shqiponja',

Pas një periudhe të gjatë kërkimi, policia ka arritur këtë të premte që të vërë në pranga personin që kreu në shkurt të këtij viti një vjedhje në Tiranë nën kërcënimin e thikës. Autoritetet kanë vënë në pranga një 19 vjeçar të identifikuar si Xhesion Kasaj, banues në Përmet. I riu vodhi xhiron ditore të një kioske pranë sheshi 'Shqiponja' në hyrje të qytetit të Tiranës.

Njoftimi

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore. Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI