Flash

FOTO+VIDEO/ Italianët nxjerrin blof policinë shqiptare për gomonen me 1.7 ton kanabis

Lapsi.al 15 September 2018
FOTO+VIDEO/ Italianët nxjerrin blof policinë shqiptare për

Zbulohen detaje të reja nga kapja mëngjesin e sotëm në ujërat italiane të një gomoneje me 1.7 ton kanabis. Në pranga ranë 2 shqiptarë për të cilën duhet vetëm mosha dhe inicialet, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç. Pak orë pas publikimit të lajmit, policia shqiptare nxori një deklaratë duke hedhur poshtë mundësinë që droga të ishte nisur nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë për mediat, droga ishte nisur nga Kroacia dhe autoritetet e këtij vendi kishin dhënë alarmin që mbrëmjen e së premtes.

“Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga policia kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale. Qendra Kombëtare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate” – thuhej në njoftimin e policisë shqiptare.

https://youtu.be/Mg1PPM6WA7Q

Por gjatë padites së të shtunës është zbardhur edhe deklarata e Guardia di Finanza. Aty nuk përmendet fare që droga vinte nga brigjet kroate dhe se autoritetet italiane e kishin pikasur vetë gomonen dhe nuk ishin sinjalizuar nga asnjë tjetër.

“Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti aero-detar i Guardi Di Finanza të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të asgjësisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Financës italiane në Pratica di Mare të Romës.

Gjatë natës, rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtare një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë. Mjetet lundruese të financës italiane janë vënë menjëherë në ndjekje të gomones. Skafistët nuk i janë përgjigjur urdhrit të ndalimit të forcave italiane, por janë përpjekur të largohen duke shtuar shpejtësinë e duke hedhur në ujë disa prej pakove që kishin në bord.

Pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. Gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias. Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë. Vlera e drogës nëse do të hodhej në treg do të kalonte 15 milionë euro” – thuhet në deklaratën e Guardia di Finanza.

Gomonia është e gjatë 10 metra dhe me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit. Ajo është shoqëruar në portin e Viestes. Sipas policisë italiane, prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 15 mjete lundruese me drogë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekuestruar 16 tonë marijuanë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI