Flash

PD: Krimi i organizuar kontrollon lojërat e fatit, një nga kompaninë zotërohet nga Agron Xhafajt

Lapsi.al 15 September 2018
PD: Krimi i organizuar kontrollon lojërat e fatit, një nga

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj qeverisë Rama se ka favorizuar kompaninë e basteve të zotëruar, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i pikave të basteve u përqendrua vetëm në tre kompani, një prej tyre e zotëruar nga Agron Xhafaj.

Alibeaj tha se gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, në vend që të mbylleshin, pikat e basteve u shumëfishuan. Ai tha se në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh, duke shtuar se të ardhurat e kompanisë se vëllait të ministrit Xhafaj u 10-fishuan në 4 vite.

“Gjatë qeverisjes së Ramës numri i pikave të basteve u përqendruar vetëm në tre kompani. Shqiptarët duhet ta dijë se një nga këto kompani zotërohet nga Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh. Kompania e Agron Xhafajt rriti fitimin në kohën e Ramës. Të ardhurat e kompanisë u 10-fishuan në 4 vite. Kjo e bën Ramës që të refuzojë vettingun e politikanëve. Ai nuk e do edhe për vete vettingun që po i bëhet sot sistemit të drejtësisë. Kryeministri i shqiptarëve është peng i krimit të organizuar”, - u shpreh deputeti Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI