Flash

Pse meshkujt e martuar flirtojnë online me femra të tjera

Lapsi.al 15 September 2018
Pse meshkujt e martuar flirtojnë online me femra të tjera

Po flasim për çiftet e martuara, të cilët sipas ekspertëve po shtohen duke përdorur aplikacionet online për të tradhtuar. Më saktësisht te meshkujt. Po pse po ndodh kjo gjë kudo në botë?!

1. Kur kërkojnë për dashurinë

Në këto raste seksi nuk është edhe aq i rëndësishëm, por romanca dominon më shumë. Këta meshkuj dëshirojnë dikë që t’i dërgojë mesazhe ku t’i tregojnë dashurinë që ndjejnë për ta. Mungesa e vëmendjes nga partnerja i shtyn këta meshkuj të gjejnë online dikë tjetër.

2. Kur kërkojnë biseda erotike

Ata që veprojnë në këtë mënyrë, ata dëshirojnë të bëjnë biseda erotike online dhe të admirohen nga dikush tjetër për pjesën e seksit. Sipas ekspertëve, ka pasur raste kur ata kanë një jetë të rregullt në çift, por ndërkohë që janë më partneren e tyre i shkruajnë personit që flasin online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre, ideja që nga ana tjetër është një femër. Komplekset që kanë me partneren e tyre, i shtyn të shprehen lirshëm me dikë të panjohur.

3. Dëshira për t’u larguar nga rutina e lidhjes

Frika për të përballuar monotoninë që kanë në një lidhje, po i shtyn meshkujt kudo në botë, të kërkojnë të komunikojnë me një femër tjetër online. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni i tyre, pa u lodhur fare për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë. Duke vepruar në këtë mënyrë, gënjejnë veten se jeta e tyre nuk është edhe aq e mërzitshme.

Të këshilluara

Regjistrimet vazhdojnë në Dermolife Academy

Dëshiron të ndërtosh një rrugë profesionale të sigurt dhe në rritje? Dëshiron të shndërrosh pasionin tënd për estetikën në profesionin tënd të ardhshëm? Për ty ...

11:05

4 shenjat se ai ju tradhton

Dyshoni për besnikërinë e partnerit? Sjellja e tij ju ka ngjallur dyshime? Keni përshtypjen se po ju lë pas dore, nuk ju kushton kohë dhe mund të ketë ndonjë tj...

23:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI