Flash

Vdiq si hero!/ Historia e dhimbshme e shqiptarit që u vra për të mbrojtur një vajzë italiane

Lapsi.al 15 September 2018
Vdiq si hero!/ Historia e dhimbshme e shqiptarit që u vra për të

Zef Picaku, një shqiptar nga Mirdita, kërkon drejtësi për vëllain e vrarë në sytë e tij në Itali në gusht të këtij viti. Viktorian Picaku shpëtoi nga dhuna e ish-të dashurit, një vajzë italiane, por ai e ekzekutoi me pistoletë.

Ishte 30 korrik i këtij viti kur i riu ndërhyri për të ndihmuar një vajzë që po dhunohej nga ish-i dashuri i saj italian, Domenico Manzine, në mes të sheshit “Abazia” në Corado të Italisë, pa menduar kurrë se pikërisht në këtë çast, kishte “firmosur” vdekjen e tij. Sot vëllai i mbetur gjallë, në një intervistë për “News 24” kërkon dënimin maksimal për italianin që po mundohet t’i shpëtojë drejtësisë.

“Ishte duke mbrojtur një vajzë minorene. Të paktën mos t’i humbë ajo e drejtë që ka bërë. Ishin dy-tre vajza dhe vëllai im. Vajza më tha se vëllai im nuk e po e ngacmonte, por erdhi një djalë italian dhe po e gjuante. Në atë kohë vëllai im i tha se vajzat nuk rrihet kështu. Dhe në këtë moment ai goditi me grusht edhe vëllain tim, dhe atëherë nisi sherri”, - rrëfen ai.

Zef Picaku, i vetmi dëshmitar i ngjarjes së rëndë, tregon se ajo që ndodhi ishte krim nga dora e një gjakftohti. Ndërsa në Itali është duke u zhvilluar gjyqi ndaj 2 autorëve të cilët kërkojnë të lehtësojë barrën ligjore duke thënë se donin vetëm t’i trembnin vëllezërit.

“Ishte diçka e paramenduar, se ata kanë qëndruar 3 ditë si ta bënin. Nëse do ishte për ta trembur, ata nuk mund të gjuanin 3-4 herë me plumba në drejtim të vëllait tim. Donin ta gjuanin në kokë. Që të siguroheshin që kishte vdekur. Në atë moment shkova unë dhe i kapa dorën për t’i larguar pistoletën. Dhe më ka gjuajtur edhe mua dy herë në 50 cm largësi. Shpirti i vëllait tim që më ka mbrojtur…”, - shprehet i riu Zefi.

Por cila ishte arsyeja që i shtyu dy vëllezërit shqiptarë të marrin rrugën e vështirë të emigracionit?!

“Mami është shumë e sëmurë. Është me patericë, nuk mund të punojë. Babi është shumë keq me astmë. Dhe për atë shkova. Më shumë se mbase bëhesha më mirë andej, dhe t’i merrja t’i vizitoja. Atë mëngjes që ka ndodhur vrasja po flisnim me vëllain se çfarë mund të bënim, si mund t’i merrnim mamin dhe babin të paktën t’i vizitonim në Itali. Bëj apel që ata persona që e kanë bërë këtë gjë të mos dalin nga burgu, të verifikohet si ka ndodhur ngjarja. Se shteti e di të vërtetën”, - thotë ai.

26-vjeçari ruan me fanatizëm në telefonin e tij bisedën e fundit të vëllait të ndjerë me motrën, ku teksa nisej për Itali i lë “amanet” të kujdeset për nënën. E ruan si një kujtim të veçantë që sipas tij, jetëson njeriun e rrallë që ishte vëllai i tij i vogël, “Një hero!”/BW

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI