Flash

VIDEO / Premier League, Hazard tërheq Chelsea në krye. Fitojnë Manchester City dhe Arsenal

Lapsi.al 15 September 2018
VIDEO / Premier League, Hazard tërheq Chelsea në krye. Fitojnë

Ashtu si Liverpool, edhe Chelsea di vetëm të fitojë. Një, dy, tre, katër. Pesë fitore në pesë ndeshje të Premier League për Maurizio Sarri në vitin e tij të parë në ishull. Pas humbjes në Community Shield kundër Manchester City trajneri italian nuk ka gabuar asnjë ndeshje, duke i fituar të gjitha ato që janë luajtur deri tani brendadhe jashtë Stamford Bridge. Tregolësh për një Super Hazard, një prej të cilëve me 11 metërsh. Ylli belg ka finalizuar me sukses asistet e furnizuara nga Giroud, i preferuar ndaj Morata, duke udhëhequr përmbysjen e të zotëve të shtëpisë ndaj Cardif që kishte shënuar golin e parë dhe të vetëm në minutën e 16'. Për golin e katërt të bluve ka menduar  Willian i cili vulosi dhe shifrat e krejt takimit duke konfirmuar Chelsea në krye të renditjes.

https://www.youtube.com/watch?v=QuSsIRKtEC4

Manchester City ka fundosur Fulham (3-0) dhe mbetet dy pikë prapa kreut të tabelës Chelsea dhe Liverpool me nga 15 pikë. Në sezonin e tij të debutimit si baba i ri, Sané që në minutën e 2' ka hapur serinë e golave, i ndjekur nga finalizimet e David Silva dhe Sterling.

https://www.youtube.com/watch?v=t0SzRUNa_Z4

Golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Mesut Özil, dy prej elementeve më të kontestuar të Arsenalit, i kanë dhënë mundësinë Gunners të fitojnë në fushën e Newcastle që preku portën kundërshtare në ekstremet e kohës me Clark.

https://www.youtube.com/watch?v=-pCKEP4vzh0

Të këshilluara

Neymar bëhet me superfuqi...

Neymar është protagonist në gjithcka praktikisht, talenti që nuk i mungon, karakteri jo i thjeshtë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll e...

10:10

Bukuroshja që lë pa frymë Isco

Një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale këtë vit është pa dyshim lojtari i Real Madridit Isco Alarcón dhe aktorja Sara Sálamo. Të dy vazhdojnë të postoj...

21:47

Balotelli "i paguan" me euro kilet e tepërta

Kilet e tepërta i kanë rënduar edhe në portofol. Mario Balotelli jo vetëm që është shënjestruar nga polemika për peshën e papërshtatshme, por gjithashtu i është...

21:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI