Flash

Zonja e Parë e Francës së shpejti pjesë e një seriali televiziv

Lapsi.al 15 September 2018
Zonja e Parë e Francës së shpejti pjesë e një seriali

E shumë komentuar për stilin, finesën dhe diferencën e madhe në moshë me bashkëshortin president, Brigitte Macron ka marrë një vendim befasues; së shpejti do ta shohim në rolin e protagonistes në serialin e saj të preferuar, “Vestiaires”.

Lajmin e ka konfirmuar ideatorja dhe aktorja e komedisë, Adda Abdelli.

“Ne e dimë se ajo është një fanse e madhe e kësaj serie, kështu që menduam, meqenëse e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”.

Mësohet se episodi do të jete dy minuta e gjysmë dhe do të përqendrohet tek atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti.

Duket se jeta e Brigitte është karakterizuar nga ndryshime të forta dhe eksperienca speciale, nga mësuese në një shkollë të mesme, në bashkëshorte e presidentit të Francës dhe tani aktore protagoniste në një serial televiziv.

Të këshilluara

Veprimi i Chrissy Teigen irriton fansat

Chrissy Teigen ka një metodë të pazakontë për t’ja dalë mbanë me depresionin pas lindjes. Së fundmi modelja 32-vjeçare ka zbuluar në një intervistë se ka ngrënë...

17:23

Hande Ercel refuzon propozimin për martesë

Aktorja i ka thënë jo propozimit për martesë nga i dashuri i saj, këngëtari Murat Dalkilic. Ky i fundit ka thuajse një vit i divorcuar nga aktorja Merve Bologur...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI