Flash

Douglas Costa humb mendjen: ja sa rrezikon të dënohet braziliani

Lapsi.al 16 September 2018
Douglas Costa humb mendjen: ja sa rrezikon të dënohet braziliani

Një goditje me brryl, një me kokë, pikërisht nën sytë e arbitrit e një pështyrje në fytyrë kundërshtarit, sjellin në fuqi VAR, që sanksionoi Douglas Costa me kartonin e kuq, për një episod të pakuptimtë në minutat e fundit të ndeshjes me Sassuolon.

Braziliani humbi mendjen në shtesën e lojës, duke bërë një xhest të shëmtuar, kundër Di Francescos (të dy u konfliktuan edhe në një kontrast loje pak më parë). Një sjellje që fillimisht i shpëtoi arbitrit, por jo telekamerave. Një karton i kuq që tani mund ti kushtojë shumë brazilianit.

Vetëm pështyrja konsiderohet sjellje e dhunshme dhe dënohet me tre javë, e nëse ndodh kështu Douglas Costa nuk do të jetë për ndeshjet me Frosinonen e Bologna e Napoli në Stadium. Por duhet patur parasysh se mbi brazilianin mund të rëndojnë edhe dy goditjet e dhëna.

Në mbrojtje të Douglas Costa, edhe pse duke e dënuar xhestin e tij, ka dalë tekniku i Juventus Allegri: "Pësoi një faull më parë - deklaroi tekniku juventin pas ndeshjes - por nuk duhet të binte në provokim".

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo, më në fund...

Juventus shënon golin e parë në sfidën e kampionatit kundër Sassuolo me njerin e saj më të rëndësishëm. Cristiano Ronaldo zhbllokohet në javën e katërt të Serie...

16:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI