Flash

"Po le të më heqin, ça të them unë", Tërmet Peçi e pagoi darkën me paratë e Bashkisë

Lapsi.al 16 September 2018
"Po le të më heqin, ça të them unë",

Tërmet Peçi jo vetëm i ka kënduar Enverit në darkën ku është filmuar në Tepelenë, por edhe e ka paguar atë darkë me paratë e qytetarëve të Tepelenës.

Pikërisht në qytetin ku diktatura vendosi të ngrejë një nga kampet më famëkeqe të persekutimit, që shpesh është krahasuar me Aushvicin, pas 70 vitesh vazhdohet t'i këndohet Enver Hoxhës në organizime të paguara me fondet publike.

Por në një reagim që ka pasur për News24, Tërmet Peçi duket se nuk e kupton aq mirë atë që ka ndodhur, ose më saktë nuk do ta mendojë gjatë. Të paktën kështu duket nga fjalitë që artikulohen jo si një kryetar bashkie i përgjegjshëm, por si një njeri i painteresuar dhe që nuk preferon ta vrasë shumë mendjen për çështjen në fjalë. Gjithsesi Tërmet Peçi e pranon se darka ku ai këndonte këngë për ish diktotarin me grushtin lart, ishte një aktivitet zyrtar, e shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorin të çlirimit të qytetit.

“Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori? Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori”, tha kryebashkiaku Peçi.

[video width="276" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/09/termet-peci.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

(EMRAT) Rrëmbehet një i ri në Elbasan

Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ku 3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mb...

14:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI