Flash

Saimir Tahiri drejt pafajësisë, shefat e tij të policisë ndjekin gjyqin nga arratia

Lapsi.al 16 September 2018
Saimir Tahiri drejt pafajësisë, shefat e tij të policisë

A do të përfitojnë edhe shefat e policisë nga amnistia politike që u bë për Saimir Tahirin? Mbetet ende mister, nëse grupi i Ministrisë së Brendshme që akuzohet se bashkëpunoi me bandën e Habilajve do ta marrë amnistinë në paketë, apo nga "marrëveshja" ka shpëtuar vetëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë që ky po shijon pushimet në plazhe apo në pika turistike në mal, ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako është emëruar në një post tjetër drejtues në administratë, shefat e tjerë të policisë po jetojnë në arrati.

Prej 11 muajsh, Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës po jeton në arrati, por kjo nuk e ka penguar t'i drejtohet gjykatës me një ankim kundër vendimit që zgjati me tre muaj afatin e hetimit ndaj tij.

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës dyshohet si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Ish-zyrtari i policisë i shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017, ka dhënë shenja jete, pak ditë pasi Krimet e Rënda zgjatën me tre muaj afatin e hetimit për të. Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit.

Gjykata për Krimet e Rënda zgjati hetimin ndaj ish-kreut të Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-shefin e hetimit të narkotikëve, Gjergji Kohila deri më 20 nëntor 2018 në ditët e para të shtatorit. Kërkesa për zgjatje u argumentua nga prokuroria me nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore shtesë. Përveç tyre në kërkim është edhe ish-zyrtari tjetër i Policisë së Vlorës, Sokol Bode.

Të këshilluara

(EMRAT) Rrëmbehet një i ri në Elbasan

Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ku 3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mb...

14:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI