Flash

Ambasadori në ikje i SHBA, Donald Lu takohet me ministrin e Brendshëm Xhafaj

Lapsi.al 17 September 2018
Ambasadori në ikje i SHBA, Donald Lu takohet me ministrin e Brendshëm

Ambasadori në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zhvilluar një takim lamtumire me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Takimi në fjalë ka zgjatur një orë, ndërsa Lu ishte i shoqëruar nga zv/ambasadorja e re.

 Donald Lu do të mbahet mend si ambasadori, i cili përmendi emra personash me rrezikshmëri të lartë si Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit, por edhe emra të tjerë dhe grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Ditë më parë, Lu ka patur takime më përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare, ndërsa pas largimit, ai do të vijojë karrierën diplomatike si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kirgistan.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI