Flash

Dhuna në familje/ Për 24 orë shtatë gra denoncojnë bashkëshortët

Lapsi.al 17 September 2018
Dhuna në familje/ Për 24 orë shtatë gra denoncojnë

Brenda 24 orëve të fundit, shtatë gra janë paraqitur në Komisariatet e Policisë së Tiranës duke denoncuar bashkëshortët për dhunë fizike e psikologjike.

Dy prej rasteve të denoncuara kanë qenë më të rënda e për rrjedhojë një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa tjetri nuk është gjetur nga ana e Policisë dhe është shpallur në kërkim, shkruan panorama.

Oficerët e Komisariatit Nr.1 kanë referuar materialet në Prokurori, pasi kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.I. 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases Xh.S.. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi V.V., sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V.. Policia tha se për shtetasen M.V. u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po në këtë Komisariat u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.J. banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti E.J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.4 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Th. banuese në Tiranë, sepse ish-bashkëjetuesi S.T. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Në Komisariatin Nr.5 janë denoncuar 2 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar kërkesëpaditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K., sepse bashkëshorti R.K. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe për shtetasen A.Xh., sepse bashkëshorti Sh.Xh. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.6 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.L., banuese në Tiranë, bashkëshorti shtetasi N.L. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI