Flash

Drejtoresha e Albcontrol sqaron për ERTV çfarë është 'Air Albania'

Lapsi.al 17 September 2018
Drejtoresha e Albcontrol sqaron për ERTV çfarë është

Drejtoresha e përgjithshme e Albcontrol, ndërmarrjes aksionere që përfaqëson shtetin shqiptar sqaron për ERT cfarë është kompania 'Air Albania'.

“Jam shumë e impresioniuar nga shtimi i ekspertëve të aviacionit në tregun shqiptar.

Kam vite që punoj në këtë treg dhe kemi mungesë të ekspertëve, ndërkohë që javët e fundit shohim përherë e më shumë ekspertë por unë nuk e di nga e kanë ekspertizën.

“Turkish Airlines nuk ka shtuar asnjë fluturim në Tiranë sepse gjithkush që njeh pak sensin e biznesit duhet të kuptojë që është kosto shumë e lartë për një kompani ajrore që të shtojë fluturime falas në një vend tjetër.

Është qesharak të flitet edhe për një avion që nuk ekziston sepse avioni është aty, duket dhe fluturon.

Ne flasim për avionët sikur janë lodra, por janë pajisje shumë të shtrenjta dhe që kompanitë e mëdha si Turkish nuk i kanë as në pronësi.

Një avion për t’u lyer kushton rreth 130, 150 mijë euro dhe nuk besoj që është çmendur Turkish për të marrë dhe lyer një avion për të bërë thjesht një fake news me emrin “Air Albania””, shprehet Belinda Balluku.

Në intervistën e saj për ERTV, Balluku prezantoi edhe faktet që rrëzojnë akuzat e opozitës së kompania “Air Albania” nuk ekziston.

“Kompania është rregjistruar dhe opozita e ka shumë të lehtë ta kontrollojë nëse akseson faqen e QKB-së për të parë të dhënat e saj të regjistrimit të kompanisë.

Kompania është në muajin e procesit të testimeve dhe licensimeve për sa i përket licencave të aviacionit civil.

Është dicka që duhet të sqarojmë sepse hidhet mjegull nga njerëz që nuk janë nga ekspertë të aviacionit. Ka disa hapa për një kompani ajrore.

Është regjistrimi si biznes që ekziston si biznes dhe ata mund ta kontrollojnë, e pastaj fillojnë proceset e licensimit për të qënë një kompani ajrore licencuar, të cilat kanë nisur prej ditësh dhe shpresojmë të përfundojnë shumë shpejt.

Kjo është periudha të cilën ne sot po e përdorim për të bërë testet dhe për të bërë promocionin e kompanisë sepse nuk janë thjesht fluturime testi por edhe promocioni”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI