Flash

Eliza Dushku tregon fotot e dasmës (FOTO)

Lapsi.al 17 September 2018
Eliza Dushku tregon fotot e dasmës (FOTO)

Eliza Dushku i dha fund beqarisë muajin e kaluar në një ceremoni private. Eliza dhe bashkëshorti i saj 54-vjecar, Peter Palandijan kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të zhvilluar në Boston, vendin ku aktorja ka kaluar shumë vite të jetës dhe karrierës së saj.  Përgjatë kësaj kohe Eliza zgjodhi të mos bënte publike asnjë imazh, por tani që ka kaluar 1 muaj nga dita e madhe ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga dasma e saj.  Aktorja ka zgjedhur të veshë një fustan të ngushtë, i cili i nxjerr në pah hiret e saj, ndërsa bashkëshorti ka veshur një kostum blu që shkon shumë në harmoni me fustanin e Elizës. Peter Palandijan është një biznesmen shumë i njohur në Amerikë dhe çifti kanë qenë në një marrëdhënie prej disa vitesh.

Të këshilluara

Tom Hardy, gati për albumin e parë

Tom Hardy mesa duket do të bëjë një ndryshim madhor në karrierën e tij. Ai është momentalisht duke punuar për albumin e tij muzikor me producentin Sam Williams...

12:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI