Flash

Gjykata pranon padinë, Panucci nuk i ndahet Nishanit. Kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Lapsi.al 17 September 2018
Gjykata pranon padinë, Panucci nuk i ndahet Nishanit. Kërkon 100

Pak ditë më vonë padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares është pranuar nga gjykata. Panucci kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.

Pasi të dy palët në proces të kenë sjellë secili provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.

Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0.

Pas kësaj ndeshje Nishani, reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur. Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

Ky është precedenti i parë që trajneri i kombëtares së futbollit kërkon një dëmshpërblim të tillë për reagimet nga njerëz të politikës apo ish-drejtues të lartë të shtetit, pas humbjes së ekipit kombëtar./ Top Channel

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI