Flash

Kaos në gjysëm-maratonën e Medellin: Keniani Joseph Kiprono përplaset nga makina, ndërsa Alzate vdiq nga infarkti

Lapsi.al 17 September 2018
Kaos në gjysëm-maratonën e Medellin: Keniani Joseph Kiprono

Vrapuesi kenian, Joseph Kiprono, është përplasur nga një makinë gjatë garës tragjike në gjysëm-maratonën e Medellin në Kolumbi ku një tjetër atlet humbi jetën nga infarkti.

Incidektet shokuese kanë shkatërruar emocionet e një gare, që duhet të ishte e bukur. Mediat lokale kanë raportuar se atleti kenian Kiprono po udhëhiqte garën në miljen e 13 kur është goditur nga një makinë.

Atleti ka mbetur i plagosur dhe është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve të garës e më pas është dërguar në General Hospital të Medellin.

Një tjetër pjesëmarrës në maratonë, Juan Camilo Arboleda Alzate, profesor në University of Antioquia, është dërguar në të njëjtin spital pasi pësoi një infarkt gjatë garës. 38-vjecari humbi jetën në spital.

Spitali lëshoi edhe një komunikatë ku shkruhej: "Pas më shumë se 45 minutash tentativash ai nuk iu përgjigj më doktorëve dhe vdiq."

Mediat lokale raportojnë se një 65-vjecare, pjesëmarrëse në maratonë, është dërguar gjithashtu në spital, pasi pësoi një goditje në tru gjatë garës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI