Flash

Personazhet që shoqëruan fëmijët në shkollë sot (FOTO)

Lapsi.al 17 September 2018
Personazhet që shoqëruan fëmijët në shkollë sot

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë fëmijët, pasi zyrtarisht ka filluar viti i ri shkollor.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë shoqëruar të vegjëlit e tyre për herë të parë në shkollë. Një moment ky emocionues jo vetëm për fëmijët por edhe për vetë prindërit.Disa prej tyre kanë shpërndarë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale dhe përbri japin urimet për ta. Ingrit dhe Inis Gjoni kanë vendosur t’i çojnë Coco Antonelin dhe Paridin në të njëjtën shkollë dhe nuk mungojnë videot e foto me buqeta lulesh nëpër duar. Moderatori Florian Agalliu ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me të voglën e tij Mia-n dhe sigurisht së bashku me bashkëshorten sot kanë shoqëruar vogëlushen e tyre për herë të parë në shkollë. Fiori Dardha, një tjetër mama krenare për birin e saj, Abelin i cili nis klasën e parë… Këngëtarja Orgesa Zaimi ka shoqëruar vajzën e saj Borën në shkollë, por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ka qenë fakti se këngëtarja zgjodhi të postonte një foto të sajën, duke i uruar vogëlushes suksese.   Edhe për Ori Kuçin është një ditë speciale pasi ajo ka shoqëruar në shkollë dy binjakët e saj dhe nëpërmjet fotos uron të gjithë fëmijët ose ndryshe “dashnitë”, siç i quan ajo. E pra, prindërit e të vegjëlve i kanë thënë të gjitha, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bashkohemi me urimet e tyre dhe t’u themi “suksese”. Sigurisht, veç tyre kanë qenë edhe shumë personazhe të tjerë që kanë bërë dedikime plot dashuri për fëmijët apo të afërmit e tyre që nisin sot vitin e ri shkollor. /Blitz.al/
Komento

Të këshilluara

Edhe Adriana Lima bie pre e fotove nudo (Foto)

Modelja e famshme Adriana Lima vazhdon të jetë një ndër femrat më të pëlqyera në botë. 37-vjeçarja i ka bërë një “dhuratë” të madhe fansave të saj, duke pozuar ...

12:59

Eliza Dushku tregon fotot e dasmës (FOTO)

Eliza Dushku i dha fund beqarisë muajin e kaluar në një ceremoni private. Eliza dhe bashkëshorti i saj 54-vjecar, Peter Palandijan kurorëzuan dashurinë e tyre n...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI