Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Të lidhur me Xhafajn? Nisin hetimet për kompaninë e basteve të vëllezërve Murataj

Lapsi.al 17 September 2018
Të lidhur me Xhafajn? Nisin hetimet për kompaninë e basteve

Departamenti Qendror i Hetimit referon në prokurori materialet për hetim pasuror në ngarkim të shtetasve Besnik dhe Gramoz Murataj.

Sipas Partisë Demokratike, këta shtetas, vëllezër me njëri-tjetrin, zotërues të pjesës dërrmuese të aksioneve të kompanisë ITSGA, mbulojnë në të vërtetë aktivitetin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në biznesin e lojërave të fatit.

Në referimin e dorëzuar këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, të publikuar nga Top Channel, policia kërkon regjistrimin e procedimit për vëllezërit Murataj si dhe lëshimin e urdhrave për një sërë veprimesh që lidhen me hetimin e mjeteve financiare, pasurive, veprimtarive ekonomike etj., që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminali i këtyre personave.

Po në referim kërkohet autorizimi i Policisë Gjyqësore që të ketë akses në zyrat e administratës për shqyrtimin e dokumenteve të vlefshëm gjatë hetimit.

Besnik dhe Gramoz Murataj rezultojnë të dënuar në Itali për trafik droge. Sipas Partisë Demokratike, ato janë gjykuar dhe dënuar në të njëjtin grup ku bënte pjesë dhe vëllai i Fatmir Xhafës. Referimi i policisë vjen pas akuzave të opozitës, sipas së cilës kjo kompani, që realisht zotërohet nga Agron Xhafaj, vitet e fundit është favorizuar nga shteti duke zgjeruar aktivitetin në treg. /TCH

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Policisë Bashkiake. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk rap...

22:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI