Flash

10 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara në 8 muaj, sipërfaqet më të shumta në jug të vendit

Lapsi.al 18 September 2018
10 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara në 8 muaj,

Në 8 muajt e parë të këtij viti, policia e shtetit ka asgjësuar 4 herë më pak bimë narkotike se në të njëjtën periudhë të 2017. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditura këto shifra të drogës, por nuk saktësojnë sa ka qenë sipërfaqja e kultivuar me kanabis. Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjesuan gjatë 8 muajve të parë të 2018 në të gjithë vendin nga policia e Shtetit.

ABC News ka siguruar shifrat zyrtare nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, ku thuhet se pjesa më e madhe bimëve ishte kultivuar në zonat jugut, si periferia e Përmetit, Tepelenës dhe Memaliajt. Gjithashtu janë evidentuar kanabis edhe në malësinë e Krujës dhe të Matit. Këto zonë edhe në të kaluarën kanë qenë të evidentuara nga uniformat blu si vende ku kultovoheshin bimët narktotike. Policia Shtetit pohon se, shifra e asgjesimit për 2018 është 4 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia nuk bën të ditur se sa është sipërfaqja në total e kultivuar me bimë narkotike në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion vetëm asgjesimin e tyre.

Pavarësisht asgjesimit të bimëve narktotike, që sipas uniformave blu në shifrat historike, përsëri në birgjet italiane nuk kanë munguar dërgesat me kanabis të nisura me gomone nga Shqipëria. Sasia e drogës, dyshohet se ka qenë e magazinuar nga vitet e kaluara, e cila kishte mbetur stok pasi tregu ka qenë i tejngopur me lëndë narktotike, duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e saj. Pak kohë më parë, u asgjësuan rreth 5 mijë bimë narkotike në Frashër të Përmet dhe në Gvallë të Memaliajt. Për këto aksione u prangosn 4 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. /abcnews.al

Të këshilluara

Krujë, sulmohet me armë zjarri një banesë

Një banesë në qytetin e Krujës është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë së Krujës, një 28-vjeçar me inciale A.I. ka bërë kallëzim në polici për këtë ngja...

17:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI