Flash

Basha zbulon oligarkun që fshihet pas shembjeve në Jalë/ 'Kryeinspektori i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit'

Lapsi.al 18 September 2018
Basha zbulon oligarkun që fshihet pas shembjeve në Jalë/

Lulzim Basha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme se prishja e shtëpiave sot në Jalë fsheh grabitjen e trojeve në Jalë.

“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar." - u shpreh Basha, duke përmendur emrin e biznesmenit Alban Xhillari, pronar i kompleksit "Folie Marine" në këtë plazh dhe i njohur si person i afërt me kryeministrin.

Basha zbuloi edhe se inspektori i IKMT-së që u konfliktua me deputetin demokrat Agron Shehaj është i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit.

"Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë. Kryeinspektori Fatmir Metaj kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës në periudhën më të tmerrshme që ka kaluar vendi. Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati deklaroi se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij i ka shpëtuar njëherë drejtësisë për vrasjen e Azxem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot.

“Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”, - mbylli konferencën e jashtëzakonshme Lulzim Basha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Krujë, sulmohet me armë zjarri një banesë

Një banesë në qytetin e Krujës është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë së Krujës, një 28-vjeçar me inciale A.I. ka bërë kallëzim në polici për këtë ngja...

17:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI