Flash

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës, por shqiptari e pëson keq

Lapsi.al 18 September 2018
Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës,

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Media lokale bën me dije se shqiptari i kishte dërguar videon e “vetëvrasjes” ish të dashurës. Në dorë mbante pistoletën të cilën e drejtonte në kokë. Fjalët e fundit në video thonin "Lamtumirë dashuria ime", e më pas video mbyllej.

Me të marrë videon, vajza e tronditur ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në banesën e shqiptarit.

Me të hyrë brenda policia nuk ka gjetur gjak por një person i cili ishte shtrirë në divanin e tij. Gjithçka ishte një sajesë. Policia e Forlias ka nisur kërkimet dhe e ka gjetur pistoletën e shqiptarit. Më tutje e ka vënë në pranga 39 vjeçarin i cili përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, e cila dënohet me disa vite burg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI