Flash

Kulisat e lobimit mediatik/ Si po mundohet Thaçi të “korruptojë” Berishën

Lapsi.al 18 September 2018
Kulisat e lobimit mediatik/ Si po mundohet Thaçi të
Hashim Thaçi ka bërë hap pas në strategjnë e tij për të sulmuar publikisht të gjithë ata që i janë kundërvënë idesë së tij për shkëmbim territoresh me Serbinë. Burime të dorës së parë bëjnë të ditur se ai po kërkon dëshpërimisht një takim me Sali Berishën, që vazhdon ta quajë atë “argatin e Serbisë”. Fillimisht kundërshtimit të Berishës për ndarjen e Kosovës, në mënyrë absurde, Hashim Thaçi iu përgjigj me një sulm harbut, duke e etiketuar ish kryeministrin si thyerës së embargos me Millosheviqin dhe mik të Arkanit. Lexo më tej:

Andi Bushati: Berisha në shtegun e Gjarprit

Berisha godet fort Thaçin: Argat i Serbisë që sot mban flamurin e saj Por për këtë mori reagime të shumta. Njerëzit që përpunojnë strtegjinë e tij i thanë se ai nuk mund të shtyjë përpara një ide kombëtare, duke hyrë në konflikt me faktorët vendas. Edhe vetë Edi Rama, që qëndron mbrapa negociatave Thaçi- Vuçiç, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, deklaroi se megjithëse mendimi i tij për Berishën dihet, deklarata e Thaçit ishin të pavend. Kjo e ka bërë presidentin e Kosovës të bëjë një kthesë 180 gradë. Ai ka futur në punë të gjitha kanalet e lobimit në Tiranë për të “qetësuar” Sali Berishën dhe për të ulur ndikimin që ai ka në Kosovë, në strukturat e LDK-së dhe në marrëdhëniet e reja që po thurr me Vetëvendosjen. Këtë rol, përveç të tjerëve e kanë marrë përsipër kryesisht drejtuesit e TV Klan. Të enjten e shkuar në darkën me verë në Padam, pas emisionit “Opinion”, ku ka qenë i ftuar Sali Berisha, ndaj tij është ushtruar një trysni e butë por konstante për t'u takuar me “Hashimin”. Berisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka shfaqur edhe publikisht duke thënë se nuk bisedon me “argatët e Beogradit” dhe lobistët e Tv Klan nuk kanë arritur t’ia dalin. Pak a shumë këtë refuzim e ka konfirmuar edhe një shkrim i “Syri.net”, i cili i merr informacionet nga vetë Berisha “dorë e parë”. “Presidenti i Kosovës besohet se i ka luajtur të gjitha kartat për të blerë në mospëlqimin e ish Kryeministri të Shqipërisë, të paktën heshtjen e tij. Ne mungesë të refuzimit për të ngjitur ashensorin e 24-katëshit që të dërgon në zyrën e Sali Berishës për Hashim Thaçin, ky i fundit ka bërë çmos që qoftë edhe për disa minuta në zyrën e Doktorit në katin 14, të mund të futej avokati i tij përjetshëm mediatik, Baton Haxhiu”, shkruhej në një shkrim të djeshëm të Syrit.

Baton Haxhiu: Loja personale e Berishës dhe Albin Kurtit me kufijtë e Kosovës

Pra, me gjithë përpjekjet dhe lobimin e pronarëve të fuqishëm mediatikë, Hashim Thaçi nuk po mundet t’i ndalojë, as efektet e arrogancës së deklaratave të tij të para dhe aq më pak krijimin e një koalicioni shqiptaro- shqiptar, kundër ndarjes së Kosovës, që mbështetet edhe nga kanalet diplomatike gjermano- britanike. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI