Flash

Malësi e Madhe, grabiten nën kërcënimin e armës emigrantët pakistanezë

Lapsi.al 18 September 2018
Malësi e Madhe, grabiten nën kërcënimin e armës

Një 28 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se bashkë me një person tjetër, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve 6 shtetas pakistanezë.

Në pranga përfundoi Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

"Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasve pakistanezë  780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine", sqaron policia.

Në deklaratë thuhet se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshmëm të kufijve”.

Të këshilluara

Krujë, sulmohet me armë zjarri një banesë

Një banesë në qytetin e Krujës është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë së Krujës, një 28-vjeçar me inciale A.I. ka bërë kallëzim në polici për këtë ngja...

17:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI