Flash

Vettingu në politikë/ Basha kërkon të shprehet pro ose kundër, Rama i kthen përgjigje ironike

Lapsi.al 18 September 2018
Vettingu në politikë/ Basha kërkon të shprehet pro ose

Pa më herët ditën e sotëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha nisi nismën për Vetting në Politikë. Ai dërgoi në Kuvend projektligjin e kësaj nisme, por deri më tani nuk dihet se si do të procedohet me këtë projektligj.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari Lulzim Basha u pyet lidhur me faktin se cilët do të jenë mekanizmat që do të përdoren për Vettingun në politikë dhe se kush institucione ndërkombëtare do ta mbikëqyrin atë, lideri opozitar u tregua i rezervuar. Ai tha se si fillim presin qëndrimin e Ramës lidhur me këtë çështje, nëse ky i fundit është pro apo kundër Vettingut në politikë.

“PD dhe opozita ka një plan të detajuar për 5 rregullat ku do të mbështetemi. E para dhe kryesorja për vettingun në politikë është shprehja e pro tij. Ndaj duhet të votojmë amendamentet kushtetuese. Unë nuk do të lejoj që asnjë lloj diskutimi të merret peng nga diskutime teknike. Procedura si arrihen faktet e keni në Kushtetutë. Këto janë parimet dhe për gjithçka që ka te bëjë me zbatimin e vettingut në politike do t’i paraqesim detajet dhe do i çojmë në Kuvend. Por jo para se Rama të jetë shprehur qartë para shqiptarëve jo më me fjalë, por me votë. ‘Jam pro apo kundër Vettingut në politikë’. Të enjten duhet të mblidhet Komisioni i Legjislacionit. Më pas do të veprojmë hap pas hapi që rrjeta e vettingut në politikë mos të lërë as peshq e as balena që të rrëshqasin nga rrjeta”, - tha Basha.

Fill pas kësaj deklarate të Bashës ka reaguar edhe kryeministri Rama përmes Twitter-it. Rama ka vendosur t’i përgjigjet me ironi Bashës duke thënë se nuk ka shans për të marrë pushte në zgjedhje, dhe se ishte pro Vettingut.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, - shkruan Rama.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI