Flash

Video/ Champions: Messi rekordmen dhe supremacia e Barcelonës në Grupin B

Lapsi.al 18 September 2018
Video/ Champions: Messi rekordmen dhe supremacia e Barcelonës në

Champions ka filluar në mënyrën e duhur: me gola, përmbysje e spektakël. Gjithcka e prodhon grupi B, ku gabimet nuk lejohen dhe Tottenham me shumë mundësi do të pendohet që flaku si pa të keq një rezultat fitues në 4 minutat e fundit.

https://clips.clippit.tv/ypvalm/720.mp4

Në Kamp Noë kapiteni Lionel Messi është i pandalshëm nga mbrojtësit e PSV Eindhoven, që u shkatërruan nga katër gola të Barcelonës, tre nga të cilët mbajnë firmën e argjentinasit.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/kb/KBGq.mp4

Rekord për Messin, që bëhet lojtari i dytë në historinë e Champions që shënon në 14 edicione rradhazi, pas legjendës së Real Madrid, Raul Gonzales.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/5m/5m9n.mp4

Katalanasit ishin shumë të fortë për PSV edhe në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Samuel Umtiti, gjë që nuk e ndaloi skuadrën e Vallverdes të marrë vendin e parë të grupit menjëherë.

"Inter i çmendur" ka një arsye që e quajnë kështu dhe në katër minutat e fundit të sfidës në San Siro u kuptua qartë përse. Tottenham humbi 2-1 atëherë kur nuk pritej, sidomos pas golit të Eriksen.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4y/4yWw.mp4

Zikaltrit u përgjigjën me kapitenin Icardi në të 86, situatë që i dha edhe katër minuta shpresë dhe aq i mjaftuan Interit, të rrëmbejë fitoren në San Siro, në garën e parë të rikthimit në Champions.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/av/aVre.mp4

Një gol në minutat shtesë nga Vecino ka shtangur Tottenham, që nuk ka mundur dot të dalë me pikë nga Italia, në një grup ku cdo ndeshje është vendimtare.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/y5/y5Qg.mp4

Të këshilluara

Video/ Eriksen hesht San Siron

Në San Siro është Totenham që shënon i pari. Christian Eriksen ka ndëshkuar Interin në minutën e 54, duke kaluar anglezët në avantazh. Gol i rëndësishëm i mesfu...

20:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI