Flash

VIDEO/ Shihni si kërcënohen deputetët e opozitës nga kryeinspektori i Ramës. Çfarë e lidh Fatmir Metën me vrasjen e Azem Hajdarit

Lapsi.al 18 September 2018
VIDEO/ Shihni si kërcënohen deputetët e opozitës nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi sot në mbrëmje kërcënimin që iu bë deputetëve të opozitës, Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj, sot në Jalë teksa po zhvillohej aksioni për prishjen e ndërtimeve. Lapsi.al ka siguruar një video ekskluzive të këtij momenti. Sipas Bashës, kryeinspektori i IKMT-së, Fatmir Meta, është një person me të shkuar kriminale. Lideri i opozitës e lidhi emrin e Fatmir Metës me vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarje të tjera kriminale që ndodhën në Tropojë.

“Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit te Tropojes ne periudhen me te erret.  Me makinen e shefit te komisariatit te Tropojes Fatmir Meta, banda udhetoi me 12 shtator 1998 per ne Tirane dhe i beri atentat heroit të demokracise Azem Hajdari. Po atë natë, me makinen e shefit te tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformen e policise u kthye ne Tropoje e pandaluar nga askush. Nen pergjegjesine e plote te Fatnir Metes, komisariati i Tropojes veshi nen uniforme banden e Haklajve qe terrorizuan te gjithe veriun e Shqiperise. Gjate kesaj periudhe ne territorin ku drejtonte rendin dhe sigurine publike se bashku me banden, u vodh 3 here banka e kursimeve te Tropojes dhe u vrane 86 qytetare, nje prej te cileve oficer i Policise se Shtetit, brenda ambienteve te komisariatit. Te gjitha me autor banden e Haklajve”, tha Basha.

“Fatmir Meta u emërua në krye të komisariatit të Tropojës pasi shërbeu si anëtar i bandës së Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës”, theksoi kreu i opozitës.

Basha më tej tha se do bëjë kallëzim ndaj Fatmir Metës, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën se “një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama me kokën tënde”.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Krujë, sulmohet me armë zjarri një banesë

Një banesë në qytetin e Krujës është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë së Krujës, një 28-vjeçar me inciale A.I. ka bërë kallëzim në polici për këtë ngja...

17:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI