Flash

Haradinaj: Kufijtë ndryshojnë vetëm me luftë, Thaçi më tha se...

Lapsi.al 19 September 2018
Haradinaj: Kufijtë ndryshojnë vetëm me luftë, Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me Serbinë që do të vinte nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

“Personalisht për vete jam kundër. Do mbetem kundër çdo herë”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se kishte vetëm dijeni periferike për këtë çështje dhe se besonte që deklaratat e Thaçit për përfshirjen e Preshevës në hartën e Kosovës ishte një taktikë e tij përballë retorikës së Beogradit.

“E kam hapur dy herë me të, (Thaçin) nuk e ka trajtuar si temë ashtu siç njihet në opinion, por ka prezantuar si një debat taktik politik, si një kundërpërgjigje ndaj retorikës që vjen nga Beogradi e pretendimeve të tyre. E kam vështirë të besoj se Thaçi e ka trajtuar këtë në mënyrë serioze, ka mujt me qenë një debat publik taktik më së shumti. E kam vështirë, pra nuk e konsideroj projekt serioz” – tha kryeministri i Kosovës.

Haradinaj tha se vendosja në pikëpyetje e arritjeve të deritanishme të Kosovës në kufijtë e saj do të ishte e papranueshme dhe se kufijtë ndryshojnë me luftë.

“Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime. Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja ushtarake aty janë. Këto kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë cizme të ushtarëve në të dy anët”, - tha Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI