Flash

Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që sërish ta marrë Fusha

Lapsi.al 19 September 2018
Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që

Pasi ka mbaruar talljen me shqiptarët, Edi Rama po i zgjeron kufijtë, ai po e bën këtë edhe me BE-në. Nëse mes problemeve të shumta që ka ligji special për teatrin, Komisioni Europian nënvizoi zhdukjen e konkurencës dhe mungesën e garës për faljen e një pasurie publike, nga e cila kompania Fusha fiton 200 milionë euro, nga qeveria shqiptare ai po trajtohet si një letër higjenike.

Rama ka pranuar ta amendojë ligjin, por sërish ka marrë të gjitha masat që fitues të jetë klienti i tij që deri më sot ka përfituar plot 80 milionë euro para publike.

Rama e paralajmëroi këtë në emisionin "Open" të Eni Vasilit (shiko videon poshtë) kur tha se Fusha ishte i vetmi që kishte pronësinë e një trualli aty dhe që ka edhe prokurën e pronarëve të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=2Z7FBvHVS8Y&feature=youtu.be

Do ishte qesharake të ngrije pyetjen se si qenka kaq i informuar kryeministri deri në detaje, të prokurave që disponon kompania private. Tashmë dihet se gjithçka është bërë në bashkëpunim mes tij dhe Shkëlqim Demir Fushës. Por pyetja që mund të bëhet në mënyrë legjitime është: A ka oligark në Shqipëri që nuk merr prokurat e pronarëve të tjerë kur ai është shpallur më parë si fituesië i vetëm nga qeveria?

Pra vetëm ky truk e nxjerr bllof gënjeshtrën e Ramës.

Por puna është se kjo gënjeshtër e thënë në publk, tani po shndërrohet në ligj.

Po të shohësh projektin e ri që kaloi dje në komisionin parlamentar të drejtuar nga Eduart Shalësi, në nenin 6 pika 3 të tij shihet qartë që është vënë kriteri i pronarit të truallit dhe atij që ka marrëveshje me pronarët.

Pra sips udhëzimit të BE, është hequr nominalisht emri i Fushës, por janë shtuar “kleçkat” që e pengojnë këdo tjetër të  fitojë në një garë fallco. Dhe siç kuptohet gara që kërkoi BE ose do të “zhvillohet” me ndonjë konkurent fiktiv, ose pa rival fare.

Por ajo që dihet me siguri është se Rama dhe Fusha, nuk do ti ndajnë 200 milionë eurot e atij projekti me dikënd tjetër.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI