Flash

PD kallëzon në Prokurori Veliaj: Abuzime me tenderat, i dha 2.6 mln euro 'Fushës' për 400 pisha

Lapsi.al 19 September 2018
PD kallëzon në Prokurori Veliaj: Abuzime me tenderat, i dha 2.6 mln

Në një dalje për mediat deputeti PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu ai është shprehur se do të kallëzojë në prokurori Veliajn për abuzim me tendera në favor të kompanisë ‘Fusha SHpk” si edhe shkelje në detyrë.

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa. Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standardeve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.” – tha Balliu.

Ai tha se në prokurori ka paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat, situatë për të cilën akuzoi kryebashkiakun se ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI