Flash

Përdorimi i fëmijëve për propagandë nga Veliaj dhe Nikolla, shikoni ç'bënë ditën e parë të shkollës

Lapsi.al 19 September 2018
Përdorimi i fëmijëve për propagandë nga Veliaj dhe

Ditën e parë të shkollës, veç stresit të menaxhimit të nxënësve, takimeve me prindërit dhe sistemimit në klasa, për mësuesit e Tiranës ishte dhënë edhe një porosi e veçantë nga lart. Duhejt t'i shpërndanin secilit fëmijë nga dy letra, njëra në emër të Erion Veliajt dhe tjetra nga Lindita Nikolla.

I pari kishte zgjedhur të hartonte një tekst ku i fliste të miturve për shkollat e reja dhe sfidat e Bashkisë së Tiranës, një mesazh i përëritur, tipik i fjalimeve false me të cilat shpëlan trutë e militantëve dhe pastaj e shumëfishon duke e shpërndarë të gatshëm në media.

E dyta, përmes një letre të vizatuar në formën e skicës së orarit, kishte bashkangjitur një urim të personalizuar. Në këtë mënyrë, sa herë të shihnin orarin, sytë e fëmijëve të dallonin aty edhe emrin e Linditës.

Fatmirësisht, kohët kur në shkolla recitoheshin vjersha për xhaxhin Enver janë të largëta, por këto dy letra të shpërndara për të miturit që ditën e parë të shkollës, janë dëshmi e verbërisë së propagandës së Rilindjes, që nuk ndalet as para një momenti të rëndësishëm për fëmijët, siç është dita e parë e shkollës, me qëllimin e vetëm për të mbjellë në trurin e të vegjëlve, emrin e tyre.

Më poshtë mund të shihni letrën e Erion Veliaj që iu shpërnda fëmijëve të fillores dhe orari i personalizuar me emrin e Linditës:

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI