Flash

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin

Lapsi.al 19 September 2018
Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë të të njëjtit proces. Pas komandimit të Elisabeta Ymerajt si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dhe pas "sëmundjes" që i ka rënë prokurorit Ened Nakuçi, prokuroria ka dështuar të zgjedhë një prokuror tjetër.

Shorti për caktimin e një prokurori i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar. 19 prokurorët e thirrur nga Donika Prela sot paradite nuk kanë pranuar të zgjidhen me short dhe kanë braktisur mbledhjen.

Në seancën e kaluar përballë të akuzuarve doli prokurori Besim Hajdarmataj, ndërsa prokurori Ened Nakuçi nuk u paraqit pasi dërgoi një raport që tregonte se ishte i sëmurë.

Por në intervistën e fundit që dha në media, ambasadori amerikan Donald Lu tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

"Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? " u shpreh Donald Lu.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI