Flash

Qeveria miraton ngritjen e Shkollës së Drejtorëve

Lapsi.al 19 September 2018
Qeveria miraton ngritjen e Shkollës së Drejtorëve

Qeveria ka vendosur sot miratimin e vendimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar", institucion i cili ngrihet nga Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas vendimit të qeverisë, organet dhe autoritetet drejtuese të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar janë:

⦁ Bordi drejtues, i përbërë nga jo më pak se 5 (pesë) anëtarë;

⦁ Drejtori ekzekutiv.

"Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe kompetencat e bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse. AADF-ja gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë", thuhet në pikën 5 të vendimit.

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar kryen këto detyra:

a) Vlerëson nevojat për trajnim të drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar;

b) Përcakton llojin e trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimeve të tjera si dhe krijon kurrikulat e programet përkatëse;

c) Lëshon certifikatën përkatëse të trajnimit për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;

ç) Përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët trajnohen nga Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

d) Përzgjedh institucionet e arsimit të lartë apo të subjekteve të tjera për realizimin e objektit të veprimtarisë së Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

dh) Monitoron zhvillimin e trajnimit;

e) Ofron trajnimin e vazhduar ose trajnime të tjera, nëpërmjet kontraktimit të trajnerëve nga institucionet e arsimit të lartë apo subjekte të tjera vendase ose të huaja;

ë) Monitoron drejtorët/nëndrejtorët e institucioneve arsimore parauniversitare në vendet e tyre të punës, në veprimtarinë e përditshme;

f) Krijon rrjetin e drejtorëve/nëndrejtorëve të trajnuar nga Shkolla e Drejtorëve;

g) Bashkëpunon me institucione homologe të huaja dhe organizma ndërkombëtarë;

gj) Koncepton, zbaton e monitoron projektet dhe aktivitetet në fushën e drejtimit të arsimit parauniversitar;

h) Propozon politikat dhe zhvillimin e studimeve, në bashkëpunim me institucionet e arsimit parauniversitar, për të gjitha fazat që ndikojnë në cilësinë e formimit e të punës së drejtorit/nëndrejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar, si: sistemin e formimit e të certifikimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e përzgjedhjes e të punësimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e zhvillimit profesional, sistemin e vlerësimit të performancës e të standardeve të punës së drejtorëve/ nëndrejtorëve.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për drejtorët/ nëndrejtorët në detyrë, në programin e zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri, miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin, pas konsultimit paraprak me Shkollën e Drejtorëve. Trajnimi i drejtorit/nëndrejtorit në detyrë zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.

Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët/nëndrejtorët në detyrë dhe kandidatët për drejtor/nëndrejtor pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniveristar, e cila lëshohet nga Shkolla e Drejtorëve.

Ministria kontribuon duke vënë në dispozicion të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ambientet e nevojshme të zyrave për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Elbasanin

Tirana dhe Elbasani janë lëkundur në ora 17:09 nga një tërmet i rënë disa minuta më parë me epiqendër mes dy qyteteve. Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.6 ballë...

17:23

Aksident i rëndë në Fier, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç,...

15:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI