Flash

Teatri/ Opozita letër Ruçit: Të miratohet dekreti i Metës, jo drafti me ndryshimet e PS

Lapsi.al 19 September 2018
Teatri/ Opozita letër Ruçit: Të miratohet dekreti i Metës,

Opozita e bashkuar i kërkoi Gramoz Ruçit që të mos përfshijë në seancën e së enjtes ligjin për teatrin, duke kërkuar rrëzimin e ligjit të modifikuar të Teatrit Kombëtar.

Nërpërmjet një letre të përbashkët, dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spahu dhe Petrit Vasili i shkruajnë kryetarit të Kuvendit se nesër duhet të votohet vetëm dekreti i Presidentit Meta (Pro), që e rrëzon ligjin, dhe jo varianti i ri i modifikuar me ndryshimet që propozoi dhe kaloi shumica dje në Komisionin e Veprimptarisë Prodhuese.

Kryetarët e grupeve kërkojnë nga Ruçi që të mos pranojë në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar.

“Kuvendi nuk mund të rimiratojë të njëjtin ligj me përmbajtje të ndryshuar në vetëm pak dispozita të tij dhe vetëm për një element. Votimi Pro dekretit të Presidentit të Republikës në këtë rast pamundëson prezantimin e çdo ndryshimi të mundshëm në ligj, për shkak se ligji është rrëzuar në tërësinë e tij.” - thuhet në letrën e opozitës.

Në kushtet e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, opozita kërkon gjithashtu ndërprerjen e çdo procedure legjislative për ligje/projektligje, për të cilat janë ngritur pikëpyetje mbi kushtetuetshmërinë e tyre.

Edhe pas ndryshimeve të paraqitura nga PS, ditën e djeshme në Komision, opozita shprehet se ky ligj i paprecedentë është një akt korruptiv dhe kriminal, që asgjëson Kushtetutën dhe ligjëron tjetërsimin korruptiv të pasurive publike.

“Miratimi i Ligjit për Teatrin është antikushtetues. Dekreti i presidentit rrëzon ligjin në tërësi. Votimi i djeshëm është atentat kushtetues.

Maxhoranca juaj ka dhunuar kushtetutën. Kuvendi duhet të votojë vetëm pro dekretit të presidentit. Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, mbroni ligjin.” – shkruhet në letrën që kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së i dërguan sot kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç,...

15:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI