Flash

Vijojnë të mbahen në polici personat që kundërshtuan IKMT në Jalë

Lapsi.al 19 September 2018
Vijojnë të mbahen në polici personat që kundërshtuan

Prej mesditës së djeshme (18 shtator) vijojne të mbahen në komisariat personat të cilët kundërshtuan prishjen e ndërtimeve në Jalë. Mes personave të shoqëruar është edhe një vajze minorene 14 vjeçare. Tensionet dhe përplasjet shoqëruan aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Jalë për prishjen e 9 objekteve paraditen e 18 shtatorit. Objektet ishin cilësuar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.

Mbërritja e fadromave të IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie u prit me kundërshti nga banorët, të cilët thanë se kanë ende pushues në objektet një e dy katëshe të përshtatura si hotele. Por IKMT theksoi se këto objekte janë skualifikuar nga procesi i legalizimimit nga ALUZNI, dhe tashmë po trajtohen si ndërtime të paligjshme në territor që është pronë e ushtrisë, poshtë kapmit në Jalë.

Por banorët që sipas IKMT ishin lajmëruar prej kohësh për vendimin, thonë se kanë ndërtuar aty prej 28 vitesh dhe paraqesin dokumenta pronësie për tokën mbi bazë të ligjit 7501. Tensioni u rrit kur fadromat nisën të shembin ndërtesën e parë dy katëshe, ndaj u desh ndërhyrja e policissë për të vënë situatën nën kontroll.

Disa persona u shoqëruan nga Policia, sipas raportimeve mes tyre është edhe një e mitur, por policia e shtetit zytarisht nuk kë dhënë asnjë informacion. Në mbështetje të banorëve mbërritën edhe deputetët demokratë Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj,  ku ky i fundit pati edhe një moment konfrontimi me kreun e IKTM-së.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI