Flash

Ankth dëmtimesh tek Juventus: Khedira e Douglas Costa i shtohen listës

Lapsi.al 20 September 2018
Ankth dëmtimesh tek Juventus: Khedira e Douglas Costa i shtohen listës
Pas triumfit në Mestalla, Juventus është në ankth për dëmtimet. Sikur të mos mjaftonte kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos, bardhezinjtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me gjendjen fizike të Sami Khedira e Douglas Costa. Mesfushori gjerman, që doli nga fusha pas 23 minutash për një lodhje muskulare në kofshën e majtë, është e sigurtë se nuk do të jetë kundër Frosinone. Ndeshja e brazilianit, zgjati edhe më pak vetëm 22' dhe Costa la fushën për një goditje të marrë në kavilje, por edhe një lodhje muskulare në kofshën e djathtë. Pas Spinazzola, Barzagli, De Sciglio, tekniku Allegri rrezikon të bëjë edhe pa Khedira e Douglas Costa, të dëmtuar në mbrëmjen magjikë të Valencias. Për gjermanin është i njëjti dëmtim që e mbajti jashtë lojës për dy javë. Për Douglas Costa është vërtetë momenti jo. Pas katër4 javësh dënim në kampionat për xhestin anti-sportiv ndaj Di Francesco, tani vjen problemi fizik. Për ish-lojtarin e Bayern Mynih kthimi duhet të jetë 2 tetor, kur Juventus do të mirëpresë zviceranët e Young Boys në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
View this post on Instagram

Um mês para ser esquecido!

A post shared by ⚡️DC11⚡️ (@douglascosta) on

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI