Flash

Babai vret të dashurin e vajzës në Tiranë, historia e dashurisë kthehet në tragjedi

Lapsi.al 20 September 2018
Babai vret të dashurin e vajzës në Tiranë, historia e

Një histori dashurie e kthyer në tragjedi. E tillë është ajo e 38-vjeçarit Olsi Lelo (në foto) i cili u vra me thikë nga babai i vajzës që dashuronte. Ngjarja ndodhi të mërkurën në një lokal pranë Unazës së re në Tiranë ku 51-vjeçari Remzi Çaushaj e goditi viktimën me një thikë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Lelo ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin e Traumës.

Por cili ishte shkaku i kësaj ngjarjeje. Mësohet se viktima kishte nisur një lidhje dashurie me një 23-vjeçare, por kjo kundërshtohej fort nga babai i saj. Ai nuk pranonte Lelon për shkak se ai ishte i divorcuar. Për shkak të kundërshtimit të fortë të të atit, vajza kishte marrë një urdhër mbrojtje nga gjykata. 51-vjeçari e kishte takuar Lelon në një nga lokalet për tu sqaruar, por gjithçka përfundoi në tragjedi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI