Flash

Basha thirrje kundër oligarkëve: Shpronësim nga konçensionet dhe kontratat me Edi Ramën!

Lapsi.al 20 September 2018
Basha thirrje kundër oligarkëve: Shpronësim nga

Lulzim Basha përshkallëzoi sot qëndrimin e opozitës përkundrejt korrupsionit, kur foli me tone kërcënuese për biznesmenenët dhe klientët e qeverisë dhe shkoi përtej Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë socialistë në akuzat për korrupsion.

Pa folur me emra,  Basha tha se biznesmenët dhe oligarkët që kanë përfituar nga kontratat, tenderat dhe konçensionet do të shpronësohen nga pronat e fituara nga kontratat korruptive.

"Ne do ta bëjmë vetingun politik, realitet. Asnjë politikan i lidhur me krimin në institucionet e vendit. Sot nga kjo tryezë do diskutojmë propozimin e dytë: Shpronësimin dhe sekuestrimin e pasurive të të gjithë kompanive dhe individëve, oligarkërve që kanë lidhur kontrata korruptive koncesione tendera ppp me edi ramën dhe lukuninë e tij të hajdutëve. Sot do t'i japim ormë përfundimtare për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për t'i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme" u shpreh kreu i PD-së, që për herë të parë guxon ta kalojë paksa vijën e kuqe, megjjithëse pa përmendur ende asnjë rast konkret.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI