Flash

Champions League, Cristiano Ronaldo rrezikon nga një deri në tre ndeshje dënim

Lapsi.al 20 September 2018
Champions League, Cristiano Ronaldo rrezikon nga një deri në tre

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e Champions League kundër Valencias mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos nga një deri në tre ndeshje skualifikim. Shumë do të varet nga raporti i arbitrit gjerman Felix Brych. CR7 ka marrë një të kuq direkt, por për të kuptuar si do të gjykohet është e nevojshme të kuptohet mënyra se si do të klasifikohet xhesti i portugezit. Kodi i disiplinës së Uefa parashikon një javë pezullim për "sjellje antisportive". Në këtë rast Ronaldo do të mungonte vetëm në sfidën me Young Boys.

Është ndryshe rasti i gjykimit nëse arbitri, në sugjerimin e asistentit të tij, e ka klasifikuar episodin si "sjellje të dhunshme". Në këtë rast rregullorja parashikon tre javë skualifikim. Por për këtë situatë Uefa parashikon edhe përdorimin e provës televizive, edhe kur arbitri e ka parë rastin personalisht dhe gjykuar me mendimin e tij.

Nëse Ronaldo do të dënohej 3 ndeshje, atëherë do të mungonte jo vetëm në takimin me Young Boys, por edhe dy ndeshjet me Manchester United. Vendimi i Uefa do të jepet të enjten ose të premten.

Të këshilluara

VIDEO / Isco ndëshkon Romën

Isco ka shënuar nga goditja e lirë golin e avantazhit për Real Madrid në minutën e 45'. 1-0 udhëheq Real në Santiago Bernabeu. https://cdnja.r.worldssl.net/m...

21:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI